Site icon Telegrafi

Licencohet me certifikatë të menaxhimit kompania e turizmit në Kosovë

Kompania Balkan Natural Adventure, është certifikuar me ISO 9001 certifikatë e menaxhimit, duke e bërë këtë kompani të parën që ka këtë licencë dhe punon ekskluzivisht me turizëm ardhës në Kosovë.

Certifikimi është bërë nga kompania kosovare MAAC me ndihmën e një donacioni nga Bashkimi Evropian (BE) që ju ka ndarë Balkan Natural Adventure në kuadër të një thirrjeje të Komisionit Evropian për bizneset kosovare.

Certifikimi me ISO, dëshmon përkushtimin e kompanisë për menaxhment të mirë dhe dhënie të shërbimeve të mira për klientët.

Në kuadër të aktiviteteve të fundit të kompanisë, Balkan Natural Adventure ka filluar të paguajë sigurimin shëndetësorë për të gjithë stafin që është i punësuar me orar të plotë në kompani.

Balkan Natural Adventure është tur operatorë kosovarë që punon ekskluzivisht me turizëm ardhës nga vendet e ndryshme te botës. /Telegrafi/

Exit mobile version