Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë të cilat do të ofrojnë testime për COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se laboratori “Mikrobioanaliza”, i cili është licencuar në Prishtinë do të ofrojë teste me metodën RT-PCR, kurse laboratori “Vedi” në Podujevë do të ofrojë teste serologjike.
Ndryshe, numri i personave të infektuar me coronavirus ka arritur në 14 mijë e 637, 11 mijë e 435 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 596 raste të vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se raste aktive vazhdojnë të jenë 2 mijë e 606.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj COVID-19./Telegrafi/