Telegrafi

Licencat, dëmi 70 milionë euro

Së pari sipas raportit të Ministrisë së Energjetikës, nëse koncesionet do të kishin zbatuar afatet, prodhimi i energjisë në vend duhet të ishte rritur tani minimalisht me 1.3 miliardë kilovat orë në vit që me çmimet e tregut do të thotë rreth 70 milionë euro prodhim në vit.

Së dyti nga mungesa e kësaj energjie, buxheti i shtetit humbet mbi 20 milionë euro të ardhura, shumë kjo e barabartë gati me shpërblimin e fundvitit të pensionistëve.

Por veç të ardhurave të munguara dështimi ka edhe një tjetër faturë për një ekonomi, si kjo e Shqipërisë, që vuan nga papunësia e lartë.

Përtej debatit dhe akuzave politike, kaosi me koncesionet po i krijon kosto ekonomisë ashtu siç ndodh rëndom. /Tch /Telegrafi/