Telegrafi

Licenca për gjetjen e arit

Lajmi është konfirmuar në ueb faqen zyrtare të kompanisë. “ Kemi kënaqësinë të njoftojmë se dega në pronësi tonën, Innomatik Exploration Kosovo (IEK), ka marrë dy licenca për eksplorime të reja në vendin me shumë minerale. Licenca e Bajgores përfshin 76.5 kilometra katror të tokës me perspektivë të madhe në veri të Kosovës ndërsa Licenca e Rezhanit përfshin hapësirën prej 19.05 kilometra katror në pjesën jugore”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton Qendra.

Të dy licencat janë valide për tri vite sipas ligjit të ri të Kosovës për miniera. Tutje aty theksoi se licenca shtrihet në pjesën lindore të bazës historike dhe tani prodhuese te minierave të metalit në StanTërg-Trepçë, e cila ka operuar me ndërprerje prej më shumë se 1 mijë vite dhe ka raportuar për prodhim të lartë prej 25 milionë ton, prej të cilave 10 % plumb, zink dhe 80g argjend në secilin ton të nxjerrë. Punimet e shumta të periudhës së Saksonëve janë të lokalizuara në perëndim dhe jug të pronësisë së re.

Zona me licencë ishte identifikuar ne bazë te interpretimit të imazheve satelitore dhe te dhënave te ndryshme që zbuluan anomalitete strukturore regjionale dhe që përputhen me zonat e njëjta në vendet e tjera, së bashku me përpilimin dhe analizat e te dhënave gjeofizike, gjeokimike dhe gjeologjike te tokave publike regjionale.

“Gjatë kontrollit fushor të kalimit të parë të zonës së Bajgores, gjeologjistët e AVRUPA-s lokalizuan një zonë të ndryshueshme të argjilës qe lidhet me sedimentin e forte të lumit (+1000 ppb Au). Sipas hartës së minierave të Kosovës shumë tregues që raportojnë merkur janë të lokalizuar në të njejtën zonë. Te gjitha zonat e interes shtrihen në licencesn e Bajgores”, thuhet tutje në njoftimin e kompanisë.

Ndërsa sa i përket licencës së Rexhanit, në njoftim theksohet se ajo shtrihet në kilometrat 55-60 në jug të Prishtinës afër kufirit me Republikën e Maqedonisë. “ Licenca përfshin me shumë se 19 km katror në një zonë me një ambient të favorshëm gjeologjik për prezencën e bakrit dhe bazës së depoziteve të metaleve dhe potencialisht ari. Zona është raportuar si e eksploruar për baker në periudhën jugosllave, por nuk kanë mbetura te dhëna ne lidhje me këtë. Zona e licencës është e mbuluar me gure e shoqëruar me mineralizim të bakër-arit”, vijon njoftimi. Kompania Avrupa është e njohur ne Portugali për eksplorimin e Zingut dhe Bakrit si dhe ka përvojë te madhe financiare. /Telegarfi/