Site icon Telegrafi

Liburni fitues i turneut “Adem Jashari”, mposht në finale Prishtinën 01

Ka përfunduar edicioni i 11-të i turneut përkujtimor ndërkombëtar në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, që mbahet në kuadër të manifestimeve “Jetojmë me Lavdinë Tuaj”, e që organizohet nën patronatin e FFK-së.

Fitues i turneut është skuadra kampione e Kosovës, Liburni nga Gjakova pas mundi në finale skuadrën fituese të Kupës së Kosovës, Prishtina 01, me rezultat 5:1.

Ndërkaq ndeshja për vend të tretë u mbyll me fitoren e Shkupit ndaj Ulqinit me rezultat 6-3. Paradite përfaqësues të skuadrave kanë bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve.

Ndeshja finale solli një futboll cilësor dhe plotë aksione të shpejta. Ishte Liburni skuadra që shënoi e para në minutën e 8-të përmes Drilon Maxharrajt.

Ndërsa në minutën e 11-të gjakovarët  shtuan epërsinë në 2-0.

Kryeqytetasit u përgjigjen përmes Agon Ramadanit në minutën e 14-të duke zvogëluar rezultatin në 2-1, me të cilin rezultat edhe u mbyllë pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë kampionët e Kosovës shënuan për 3-1 në minutën e 24-t. Më pas Liburni shënoi edhe dy herë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5-1.

Medaljet dhe kupën fituesit ia dorëzuan Ilaz Mjaku anëtar i KE dhe përgjegjës për futsall bashkërisht me zv. Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ismet Beqiri.

Medaljet vendit të dytë ia dorëzuan Ibër Alaj, drejtor i DSK-së bashkë me Nuredin Ibishin.

Juria në përbërje Hysni Gjinovci, Arben Zhjeçi e Gani Kosumi, zgjodhën lojtarin më të mirë, shënuesin më të mirë dhe portierin më të mirë.

Epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi futbollistit Halim Selmanaj, lojtar i Liburnit.

Shënuesi më i mirë u shpall Zoran Levevski i Shkupit me 5 gola.

Epiteti i portierit më të mirë i takoi anëtarit të Liburnit, Alfred Prençi. /Telegrafi/

Exit mobile version