Site icon Telegrafi

Liburn Aliu thotë se Vetëvendosje po sulmohet nga të gjitha anët, përmend Molliqajn

Vazhdojnë kritikat mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se Vetëvendosje po sulmohet në të gjitha anët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Aliu akuzoi Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn, se po bëjnë sulm masiv mbi VV-në.

“Sa po mundin nga të gjitha anët godasin Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë. E paskan vendosë me dhanë territor si duket. Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet”, ka shkruar Aliu./Telegrafi

Exit mobile version