Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu nuk i është përgjigjur gazetarëve në konferencën për media për aferën e publikuar në media, e ku zyrtarët e komunës nga Lëvizja Vetëvendosje dëgjohen në përgjime duke “rehatuar” një konkurs publik.
“Ju kisha lut për tema të tjera e keni sekretariatin e mediave dhe pas konferencës ju përgjigjem”, në fund të një konferencë për media të mbajtur sot për njoftimin për “Javën e Lëvizjes”, kur u pyet për aferën e publikuar nga Insajderi.
Në këto përgjigjem, Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi, thuhet se “kanë planifikuar dhe zbatuar një skemë të prishjes së një konkursi për dhënien me qira të lokaleve komunale afër Katedrales.
Të pakënaqur me fituesit e konkursit publik, e kanë anuluar atë për shkak se dy njerëz, ndihmues të Vetëvendosjes nuk kishin fituar. Biseda është bërë në zyrën e Kryeziut në janar të këtij viti. Pak ditë më vonë e kanë anuluar konkursin. Të dy e kanë konfirmuar këtë bisedë, por nuk janë përgjigjur ende në pyetjet e Insajderit rreth kësaj afere.
Sipas portalit Insajderi dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, janë përfshirë në një aferë pazaresh me pronën komunale në stilin e Adem Grabovcit.
“Drejtori i Ndërmarrjes Banesore në Prishtinë, Nexhat Kryeziu dhe kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Liridon Latifi kanë vendosur që ta anulojnë një konkurs për dhënien me qira të lokaleve afër Katedrales në Prishtinë për shkak se, dy të preferuar të tyre nuk kanë arritur të përfitojnë në konkurs. Insajderi ka siguruar një audioincizim në të cilin dëgjohen duke folur Kryeziu e Latifi. Incizimi është bërë në janar të këtij viti në zyrën e Kryeziut në Prishtinë. Pak javë pas kësaj bisede është anuluar konkursi”, thuhet në shkrimini e Insajderit.
Në bisedë më shumë flet Liridon Latifi, i cili aso kohe ishte anëtarë i Bordit. Ai, i bënë kërkesa dhe i jep sugjerime Kryeziut se si duhet të veprohet. Thotë se duhet t’i bëhet e qartë edhe Shpend Ahmetit, me këtë veprim.