Telegrafi

Librin autobiografik të Prince Harry që ka thyer rekordet e të gjitha kohërave tani e gjeni në librarinë “Dukagjini”!

Me shitjen e mbi 1.4 milion ekzemplarëve vetëm në ditën e pare të botimit, libri autobiografik i Prince Harry ka thyer rekodret e të gjitha kohërave.

Me 410 faqe ky libër doli zyrtarisht në shitje të martën, në Londër në dyqane  të hapura në mesnatë për të kërkesës së lartë.

Shitjet e parakohshme përfshinin të gjitha formatet e librit – letër, audio dhe elektronike – në ShBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga shtëpia botuese e librit ‘Penguin Random House’.

Tani do të mund ta gjeni edhe në Kosovë, më konkretisht në librarinë “Dukagjini”.

 

Libri ka çmim të rregullt 36.30€ dhe libraria Dukagjini e sjell ofertë për 22.00€ për 10 blerësit e parë.

 

“Spare” është titulli i librit ku aty do të kuptoni në detaje rreth jetës së tij duke filluar nga përceptimi i publikut për të se si ai është princi argëtues, i pakujdesshëm, më pas ndikimi i vdekjes së nënës së tij, e deri tek historia e tij e dashurisë.

Libri autobiografik arriti të thyej edhe rekordin e librit autobiografik të Barack Obamës, ish-Presidentit të ShBA-së.

 

 

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: Dukagjini Bookstore

Instagram: dukagjinibookstore

Website: www.dukagjinibooks.com

Nr.tel: 038 248 143