Site icon Telegrafi

Libri “Zjarr dhe tërbim”: Tony Blair sinjalizoi Donald Trumpin, se spiunët britanikë po e përgjonin

Ish Kryeministri britanik, Tony Blair ka paralajmëruar bashkëpunëtorët e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi faktin që agjentët e Londrës kanë spiunuar ekipin e ish-mandatit, gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Është një nga pohimet që përmban libri i Michael Wolff, “Zjarr dhe tërbim: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”.

Sipas të përditshmes “Times”, Blair ishte në kërkim të një detyre si i dërguar i Trumpit në Lindjen e Mesme. Ish-udhëheqësi i Laburistëve britanikë i ka quajtur këto zbulime “tërësisht absurde” dhe “pa asnjë bazë”.

Në libër flitet për një takim në Shtëpinë e Bardhë mes Blair, dhëndrit të presidentit, Jared Kushner dhe një pjesëtari të stafit të Trumpit, i cili ka ndodhur në shkurt 2017, një muaj pasi Trumpi mori detyrën

Ishte pikërisht atëherë, shkruan Wolff, që ish kryeministri foli për faktin që agjentët britanikë kishin vendosur nën vëzhgim personelin e fushatës elektorale, duke kontrolluar telefonatat dhe komunikime të tjera, ndoshta edhe ato të Trumpit./Bota.al

Exit mobile version