Telegrafi

Libri “Një guidë e shkurtër në masoneri të lirë” i autorit David Harrison vjen edhe në gjuhën shqipe

“Një guidë e shkurtër në masoneri të lirë” nga autori David Harrison, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe.

Libri rrëfen të pathënat e shoqërive sekrete dhe sekretet që qëndrojnë prapa perdeve.

Është një libër sa mistik aq dhe misterioz që shpërfaqë shumë të pathëna e që lexuesin do ta bëjnë sa kureshtar aq edhe dashamirës të këtij zhanri.

Andaj ju lexues të dashur tani keni një  dritare ku do i gjeni të pathënat dhe sekretet e shumta që mbizotërojnë të padukshmen.

Librin mund ta gjeni në libraritë Dukagjini, Buzuku dhe Toena /Artini me çmim prej 12 euro. /Telegrafi/