Site icon Telegrafi

Libri lirohet nga TVSH-ja

Ministria e Financave (MF) ka liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të MF-së, në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës, ku para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi  Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative (TI) të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së.

“Kurse me aprovimin dje të projekt ligjit për Tatimin  e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bënë edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do t’i ndihmojë edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Exit mobile version