Telegrafi

Libri i fëmijëve tregon për rritjen e gjinjve

Dr Michael Salzhauer, nga Miami, ka shkruar librin me titull “My Beautiful Mommy” (“Nëna ime e bukur”), i cila përmban edhe ilustrime me fotografi përkatëse.

Ai ka thënë se ky libër do t’u ndihmojë fëmijëve, të moshave nga katër deri në shtatëvjeçarë, të përgatiten për ndërhyrjet kirurgjike të prindërve të tyre, kështu që nuk do të jenë të shokuar nga rezultatet.

Mirëpo libri i cili përmban tregimin për një vajzë të vogël, nëna e së cilës largon yndyrën nga barku, përmirëson defektin e hundës dhe i rrit gjinjtë, është kritikuar në SHBA.

Në vazhdim të tregimit, nëna u shpjegon fëmijëve se çka do të ndodhë.
“Siç e shihni jam plakur, trupi më është zmadhuar dhe nuk më nxënë teshat. Dr. Michael do të më ndihmojë në rregullimin e këtij problemi dhe do të më bëjë të ndihem më mirë”.

Kur flet për rregullimin e hundës nëna i paralajmëron fëmijët se ajo do të duket ndryshe. Vajza e pyet: “Pse do të dukesh ndryshe?” Nëna i përgjigjet: “Jo ndryshe, por më e bukur”.

Dr Salzhauer, baba i pesë fëmijëve, thotë se libri nuk është një libër i zakonshëm fëmijësh, por do të luajë një rol të caktuar.

Megjithatë, në opinionin amerikan nga nxitur debate, sipas së cilave ky libër do ta bëjë normale ndërhyrjen kirurgjike dhe do t’i inkurajojë më shumë njerëzit ta bëjnë atë.