Telegrafi

Libri i Hotit botohet në Itali

Libri “Kambana e heshtjes” me poezi të Rexhep Hotit, është përkthyer dhe botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese “Kimerik”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nga sot librin në gjuhën italiane mund ta porosisni online, ndërkaq në ditët e ardhshme libri do të mund të blihet në të gjitha katalogët online (IBS, Feltrinelli, Mondadori, Kimerik, libraria Universitare) dhe në pika të ndryshme shitjeje”, ka shkruar Hoti.

Hoti është autor i këtyre librave: “Visore të shthurura”, “Nata e Kosovës”, “Tempulli i fjalës”, “Kosova përballë vetvetes”, “Pesha e konsensusit”, “Përzierje e trishtë”, “Gjenitë dhe drama e Kosovës”, “Flirti civil dhe ambasadori”, “Ndëshkimi i kujtimeve”, “Monologu i Prijësit” dhe “Vitet e fshehura”.

“Kambana e heshtjes” mund të porositet: KËTU.