Telegrafi

Libri elektronik me ngjyra i Nook

Ky model Android 2.1 ka një ekran me madhësi 6-inch me prekje, një memorje të integruar deri në 2 GB, që të lejon të shkarkosh 1 mijë libra në arkivën e këtij tableti, me mundësi rritje përmes kartës micro SD. Në këtë libër elektronik janë të regjistruar tre panele. i pari ka të bëjë me rubrikën “Lexo tani”, i dyti me “Leximet e reja”, ndërsa rubrika e tretë është “Çfarë të lexosh tjetër”, ku ndodhen sygjerime të artikujve më të fundit të kritikëve më të mirë.

Libri elektronik Nook del në treg më 10 Qershor dhe kushton 239 $. /Telegrafi/