Telegrafi

Librazhd, përplaset makina e Ambasadës ruse, tre të plagosur

Një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin te kthesa e urës së Murrashit në Librazhd duke u përplasur me një tjetër mjet, tip ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te ‘Benz’-i që u përplasën.

Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35-vjeç.

Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup, raporton gazeta Tema.

Personi që po drejtonte makinën tip ‘Benz’ është Besnik Gora.

Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.