Telegrafi

Librat shqip shpërndahen edhe në shkollat shqipe në SHBA

Librat shqip për shkollat shqipe në SHBA shpërndahen në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas. Qendra promovon kultivimin dhe ruajtjen e identitetit shqiptar përmes mësimdhënies së gjuhës shqipe.

“E filluam fushatën e vizitave në shkollat shqipe dhe shpërndarjen e librave me Dallasin, ku së bashku me Komunitetin Shqiptarë atje, përuruam Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane”, shprehet ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber.

Ambasadorja ftoi të gjithë prindërit të vijojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të kultivojnë tek fëmijët krenarinë e identitetit kombëtar.

Aktiviteti vijoi me bashkëbisedime me të pranishmit dhe me një tur në ambientet e shkollës ku gjithçka kishte “ngjyrë shqiptare”. /ata/