Site icon Telegrafi

Librat për fëmijë të propozuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” për këtë verë

Është shumë me rëndësi që fëmijët të krijojnë shprehi të leximit, sepse kjo bën që ata ta zhvillojnë imagjinatën dhe të menduarit, ta njohin më mirë botën përreth.

Si loja që është pjesë e domosdoshme e përditshmërisë së tyre, ashtu duhet të jetë edhe leximi. Leximi është aktiviteti thelbësor për zhvillimin e tyre intelektual, emocional dhe social.

Për t’ju ndihmuar në përzgjedhjen e librave të duhur, të cilët fëmijët mund t’i lexojnë gjatë ditëve të verës, “Dukagjini” vjen me disa propozime mjaft interesante. 

Duke menduar për secilën moshë të fëmijëve, titujt e propozuar nga “Dukagjini” përfshijnë një llojllojshmëri të librave. 

Zgjidhni librin tuaj të preferuar, i cili do t’ju shoqërojë gjatë pushimeve verore, dhe pasuroni mendjen e zhvilloni imagjinatën e fëmijëve përmes historive fantastike që gjenden brenda këtyre librave:

Lektyrat për klasën e parë: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” (Charles Perrault), “Përralla popullore mbi kafshët” (Bedri Dedja), “Bletëzat” (Drenusha Zajmi – Hoxha), “Rrëfenja” (Vëllezërit Grim), dhe “Tregimi i lepurit Piter” (Beatrix Potter).

Lektyrat për klasën e dytë: “Lepurushi prej pushi” (Margery Williams) , “Përralla e Postierit” (Karel Čapek), “Përralla të zgjedhura” (Hans Christian Andersen), “Shkolla e Pyllit” (Bedi Dedja), “Vjersha” (Agim Deva).

Lektyrat për klasën e tretë: “Aventurat e Pinokut” (Carlo Collodi), “Posta e porositur” (Mark Krasniqi), “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores” (Bedri Dedja), “Shigjeta e kaltër” (Gianni Rodari) dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?” (Rudyard Kipling).

Lektyrat për klasën e katërt: “Udhëtimi i Pikëpyetjes” (Ymer Elshani), “Bleta Maja dhe aventurat e saj” (Waldemar Bonsels), “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” (Lewis Carroll).

Librat shoqërohen nga fjalorthi, ilustrimet origjinale dhe aparatura didaktike. Kjo i bën shumë të përshtatshme për lexim. 

Exit mobile version