Telegrafi

Librat në vend të ilaçeve

Siç shkruan “Daily Telegraph”, prej majit të ardhshëm, pacientët që vuajnë nga depresioni ose ankthet në biblioteka, me recetë të mjekut do të mund të marrin libra, për të cilët mjekët konsiderojnë se kanë ndikim pozitiv në mendje
dhe që e përmirësojnë humorin.

Secili libër është efikas, mendon organizata joqeveritare “Daily Telegraph e cila e ka nisur këtë iniciativë me qëllim që t’i ndihmojë njerëzit me çrregullime psikologjike në mënyrë që të kenë më shumë vetëbesim dhe të jenë më pozitivë.

Kështu, në të ardhmen, pa dhënien e asnjë ilaçi, mjekët do t’i këshillojnë pacientët e tyre që të lexojnë ndonjërin prej librave të zgjedhur nga ana e “The Reading Agency”. /Telegrafi/