Telegrafi

Librat kurrë prej dore s’i lëshojke: Me çaj rusi në Burojë, e shikojnë Thaçin në televizor (Video)

Prindërit e Hashim Thaçit i kanë mbyllur dyert e shtëpisë në Burojë dhe janë nisur për në Prishtinë.

Në kryeqytet ishin pjesë e festës së të birit që ka arritur majën e karrierës politike, njofton Klan Kosova.

Por, kushërinjtë e presidentit të ri të Kosovës, kanë zënë vend pranë televizorit për ta ndjekur ceremoninë.

Fqinja e parë, Adilja, e kujton Thaçin si të dhënë pas leximit, se si kurrë librin prej dore s’e lëshojke.

Një festë e madhe do të mbahet në ditët në vijim edhe në Skenderaj, qytetin që bashkë me tërë rajonin e Drenicës i dhanë votat më të shumta Thaçit dhe partisë që e udhëhoqi deri në postin e ri.

Mirëpo, jo të gjithë banorët janë të ngazëllyer. /Klan Kosova/