Telegrafi

Librat, filmat dhe këngët e preferuara të Barack Obamas për vitin 2018

Duke e vazhduar traditën vjetore që nga presidenca, ish- presidenti Barack Obama ka ndarë listën e tij me filmat, librat dhe këngët e preferuara të vitit 2018.

“Jam duke vazhduar traditën time të preferuar duke e ndarë listën vjetore me ju. Kjo më jep një moment për t’u ndalur dhe për të reflektuar mbi vitin që shkoi përmes librave, filmave dhe këngëve që m’u janë dukur më provokuese, inspiruese, ose thjesht më kanë pëlqyer”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Gjithashtu më jep një shans për t’i përmendur autorët, artistët dhe tregimtarët e talentuar – disa prej të cilëve janë të njohur dhe disa për të cilët ndoshta nuk keni dëgjuar më parë”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet e Obamas janë shumë diverse, por libri i preferuar i vitit nuk duhet t’ju vijë si befasi, pasi që është shkruar nga bashkëshortja e ish- presidentit, pra nga Michelle Obama.

Sidoqoftë, ky është postimi i plotë i Barack Obamas në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku edhe mund t’i shihni të gjitha librat, filmave dhe këngët e preferuara për vitin 2018. /Telegrafi/