Site icon Telegrafi

Librat elektronikë po ua rrëmbejnë tregun librave të zakonshëm

Audio-librat dhe e-librat po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në SHBA, ku sipas Shoqatës amerikane të botuesve, në janar të këtij viti janë shitur 115.8 për qind më shumë libra elektronikë në krahasim me janarin e vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë shitja e librave të zakonshëm me letër ka rënë për 11.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat janë të bazuara në literaturën për të rritur dhe librat për fëmijë që po ashtu shënojnë rënie në shitje.

E vetmja rritje e botimeve nga letra është vërejtur te literatura shkencore (për 1.3 për qind) dhe në shitjen e librave religjioze (për 5.6 për qind). /Telegrafi/

Exit mobile version