Telegrafi

“Librat digjen, (por) idetë jo”

Group of businessman, brown paper bag on head with "CENSORED" word on black crumpled texture

Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, sot organizon “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”.

“Java e Librit të Ndaluar”, si ngjarje ndërkombëtare synon ngritjen e vetëdijes mbi lirinë e të shprehurit dhe përkujtimin për librat e ndaluar dhe artistët e intelektualët e dënuar gjatë diktaturave totalitare.

Aktiviteti nis në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në ora 15:00, ku edhe do të përmbyllet me shfaqjen e një filmi në ora 19:00

Shënimet e tilla synohet të jenë të përvitshme në Prishtinë. /Telegrafi/