Telegrafi

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë.

 

Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë “Dukagjini”, një mori aktivitetesh do ta kthejnë një kënd në katin e tretë të “Albi Mall”-it në një pikë tejet atraktive sociale e kulturore.

 

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”-t dhe i “Albi Mall”-it mbetet që vizitorit a klientit në këtë qendër tregtare t’i ofrohet mundësia që të jetë më afër vlerave kulturore e artistike, me librin në qendër. “Dukagjini” nuk e trajton librin thjesht si një produkt, por si një vlerë për të cilën shoqëria ka gjithnjë nevojë.

 

Aktivitetet përcjellëse përgjatë 10 ditëve (nga e premtja e datës 20 janar deri të  dielën e datës 29 janar 2023) do të tërheqin vëmendjen e vizitorit kah libri, duke mos lënë anash argëtimin, lojën dhe shpërblimin.

 

Lexime të librave për fëmijë, vizatime, kuize, gjëegjëza, aktrim e lojë do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

 

Hapësirë për lexim e diskutim për librin do të ketë edhe për të rriturit.

 

Bashkohuni me “BookFest”.