Site icon Telegrafi

Libraria “Dukagjini” sjell librat më të shitur në gjuhën gjermane

Për të qenë sa më afër kërkesave të lexuesve, janari sjell shumë tituj të rinj në Librarinë “Dukagjini”.

Adhuruesit e letërsisë dhe të gjuhës gjermane, që nga ky muaj mund t’i gjejnë autorët e tyre të preferuar – e t’i lexojnë në gjuhën që dëshirojnë.

George Orwell, Elif Shafak, Jack London, Jane Austen, Machiavelli, Sun Tzu, Ismail Kadare, Irvin Yalom, Haruki Murakami, Orhan Pamuk, Rhonda Byrne, janë vetëm  disa nga shkrimtarët të cilët ju presin në raftet e Librarisë “Dukagjini”.

Padyshim, tek librat në gjuhën gjermane, shkrimtarët e personazhet e preferuar, mund ta gjejnë veten dhe lexuesit më të vegjël.

Shumë shpejt, Libraria “Dukagjini” do të sjell libra letrarë në gjuhët frënge, spanjolle, italiane etj.

Exit mobile version