Site icon Telegrafi

Libraria “Dukagjini” prezanton historitë tjera të jashtëzakonshme – të njerëzve të zakonshëm

Historitë e vërteta gjithmonë e zgjojnë kërshërinë e lexuesve. Ndaj, Libraria “Dukagjini” sugjeron edhe këtë herë librat e zhanrit biografik, që mund t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj të përditshëm.

Lexo po ashtu Libraria “Dukagjini” prezanton historitë e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm

Cheryl Strayed, “Shpirt i egër”

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendonte se kishte humbur gjithçka. Pas vdekjes së nënës së saj, secili në familje merr rrugën e vet, ndërsa shumë shpejt mbaron edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, teksa besonte nuk kishte mbetur më gjë për të humbur, merr vendimin më të rëndësishëm të jetës: pa përvojë dhe pa stërvitjen e duhur, i përshkroi e vetme mbi 1,5000 kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit – nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

Adam Kay, “Një rrëfim lëndues”

Duke e përshkruar fundin e ditëve të lodhshme, netët pa gjumë dhe fundjavat e zëna në punë, ditarët e Adam Kayt na japin një përshkrim pa censurë të jetës dhe punës në vijën e parë të sistemit shëndetësor. Në këtë libër autori përshkruan edhe momente sfilitëse dhe emocionale ku të duhet të marrësh vendime për jetë a për vdekje.

“The help”, Kathryn Stockett

Aibileen është shërbëtore me ngjyrë. Në vitet e ’60-ta në Xhekson të Misisipit, gjithmonë merr urdhra. Por, më nuk është në gjendje ta frenojë hidhërimin e saj. Në anën tjetër, Skeeter sapo u mbaron kolegjin. Ajo është plot ambicie, por meqë nuk ka burrë konsiderohet si dështake. Së bashku, këto dy gra – në dukje të ndryshme – bashkohen për të shkruar një libër që mund të ndryshojë përgjithmonë fatet e tyre dhe jetën në jugun amerikan.

Jon Krakauer, “Into the wild”

Christopher McCandless është djali i prindërve të pasur, i diplomuar në Universitetin “Emory” me nota të larta. Sidoqoftë, në vend që të nisë një karrierë fitimprurëse, zgjedh që kursimet e tij t’i japë për bamirësi – të shpëtojë veten nga pasuria dhe të ndërmarrë një udhëtim në Alaskë.

James Bown, “A Street Cat Named Bob”

Kur James Bowen gjeti një maçok të lënduar në korridorin e shtëpisë së dhuruar nga enti social, nuk e kishte idenë sesa do të ndryshonte jeta e tij. Ai e ndihmon maçokun e braktisur, të cilin e quan Bob. Duke e shëruar Bobin, ai e shëron edhe veten nga varësia ndaj drogës. Kështu, muzikanti i rrugës u bë atraksion dhe i kërkuar, fal maçokut me të cilin u bë i pandashëm. /Telegrafi/

Exit mobile version