Site icon Telegrafi

“Libraria Dukagjini” organizon “Festën Letrare”, ofron zbritje deri në 80 për qind

“Literary Fiesta”, apo ndryshe “Festa Letrare”, është mënyra më e mirë për ta kompletuar raftin tënd të librave dhe njëkohësisht të përfitosh zbritje 20 deri në 80 për qind.

Ashtu si çdoherë, Libraria Dukagjini është përkujdesur që lexuesve t’u ofrojë tituj të rinj që vijnë ekskluzivisht në “Festën Letrare” dhe po ashtu rreth pesë mijë tituj, të cilët shumica janë “best seller”.

Eriola Mehmeti nga Libraria Dukagjini tha se “Festa Letrare” u dedikohet në veçanti lexuesve që në pushimet verore marrin libra me vete dhe se në shenjë mirënjohje është vendosur zbritje që ata të kursejnë.

“Në librari po e mbajmë festën letrare, për arsye se në qershor shumica e njerëzve e vendosin që në pushime të marrin librin, në shenj mirënjohjeje e kemi vendos të bëjmë zbritje, t’ua mundësojmë që atyre t’ua bëjmë më lehtë ta marrin librin. Zbritjet fillojnë nga 20 deri në 80%, ka shumë tituj të ri që kanë ardhur ekskulzivisht për këtë festë dhe pesë mijë tituj të tjerë që janë shumica best sellers”, tha ajo.

Për shkak të interesimit të madh të lexuesve, Mehmeti ka thënë se Libraria Dukagjini ka vendosur që pas datës 10 qershor të vazhdohet zbritja në mënyrë virtuale. Kjo zbritje, e cila vlen për porositë “online”, do të vazhdojë nga data 11 deri në 17 qershor.

“Dukagjini gjithmonë sjell diçka për lexuesit, pas datës 10 kemi vendos me vazhdu si zbritje virtuale, ka me vazhdu prej 11 deri 17 qershor, në websiten e Dukagjinit dhe aplikacionin që është lansuar tashmë. Ata që nuk kanë mundur të vijnë fizikisht, mund të bëjnë porosi dhe ua dërgojmë në shtëpi”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se Festa Letrare se “përveç në sheshin ‘Nënë Tereza’, festa do të jetë edhe në pikën në Prishtina Mall, zbritja është e njëjtë 20 deri 80%”.

Krejt në fund, Mehmeti i rekomandoi tre libra “best seller” për lexuesit: “Elswhere”, “Ice Breaker” dhe “Martesa e përsosur”.

Exit mobile version