Në muajin Mars datojnë dy data shumë të rëndësishme si 7 & 8 Marsi. Data këto në të cilat ne mundohemi që ti zgjedhim dhuratat më të bukura për të dashurit tanë, ata persona të cilët kontribojnë çdo ditë me prezencën dhe punën e tyre në familje dhe shoqëri.
Mes dhuratave për 7 dhe 8 Mars nuk duhet të mungojë libri, që ju ta keni më të lehtë përzgjedhjen, libraria “Dukagjini” do të ju propozoj disa tituj që mund ti dhuroni për 7 dhe 8 Mars.
Titujt për 7 Mars:
Shkolla e rrugës – Tara Westover
Tara kuptoi se duhej të ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Duke bërë këtë, ajo zbuloi si fuqinë shndërruese që të jep shkollimi, ashtu edhe çmimin që duhej të paguante për ta fituar atë liri.
Sapiens – Yuval Noah Harari
Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. 100,000 vite më parë së paku gjashtë lloje humanësh popullonin Tokën. Sot është vetëm një, ne, Homo sapiensët.
Maria Skllodovska – Kyri
Maria Skllodovska – Kyri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore.
Titujt per 8 Mars:
Frida – Hayden Herrera
Biografia e Frida Kahlos, artistes meksikane që mjeshtërisht dhe në mënyrë tejet origjinale arriti ta transformonte dhimbjen (e saj) në art, ta përziente realitetin me fantazi dhe ta shpërfaqte kontraversalitetin e saj artistik, duke krijuar, kështu, identitetin meksikan në pikturë.
Mami une dhe mami – Maya Angelou
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
Vepra e saj – Alketa Xhafa Mripa
“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të llojllojshme të aktivizimit.
Këta tituj mund ti gjeni në librarinë “Dukagjini” apo edhe mund ti bëni porosi online përmes web-it: dukagjinibooks.com