Libraria “Dukagjini” po tregon se mban primatin kur bëhet fjalë për kontributin e vazhdueshëm për një shoqëri të shëndoshë.
Pikërisht libraria më e madhe në vend ka ndarë hiç më pak se tre mijë euro dhe 200 libra.
Ky fond i të hollave dhe librave është ndarë për ndërtimin e mini-bibliotekave në çdo lagje të Prishtinës.
Plot 12 mini-biblioteka do të ndërtohen në 12 lagje të Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA, ku do të krijohet qasje për adhuruesit e librit.
Risia më e madhe pritet të jetë edhe mundësia e shkëmbimit të librave, ku adhuruesit e librave mund të japin librin e vjetër e të marrin një libër të ri që nuk e kanë lexuar
Kjo konsiderohet me të drejt prej iniciativave më të mira kohëve të fundit në kryeqytet. /Telegrafi/