Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë është një festë që organizohet çdo vit më 2 prill, e cila ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.
Për herë të parë u zhvillua në vitin 1967. Festohet në këtë datë pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.
Të rikujtojmë se kush është shkrimtari më i njohur i librave për fëmijë: Hans Christian Andersen, (2 prill 1805-4 gusht 1875), ishte një autor danez. Megjithëse një shkrimtar i suksesshëm i dramave, udhëtimeve, romaneve dhe poezive, Andersen kujtohet më së miri për përrallat e tij. Popullariteti i Andersenit nuk kufizohet vetëm tek fëmijët: tregimet e tij shprehin tema që tejkalojnë moshën dhe kombësinë.
Veprimtaria e Andersenit, prej të cilave jo më pak se 3381, janë përkthyer në më shumë se 125 gjuhë, të cilat janë inkuadruar në kulturë dhe në ndërgjegjen kolektive të Perëndimit, të gatshme për fëmijët, por duke paraqitur mësime virtytesh dhe elasticiteti, përballë vështirësive edhe për lexuesit e pjekur.
Disa nga përrallat e tij më të famshme janë “Rrobat e Reja të Perandorit”, “Sirena e Vogël”, “Bilbili”, “Mbretëresha e Dëborës”, “Rosaku i shëmtuar”, “Thumbelina” dhe shumë të tjerë.
Historitë e tij kanë frymëzuar baletin, shfaqjet, filmat e animuar dhe të gjallë. Një nga bulevardet më të gjera dhe më të ngarkuara të Kopenhagës quhet “H.C. Andersens Boulevard”.
Ndërsa Libraria Kombëtare – Ndërkombëtare Dukagjini, me rastin e shënimit të kësaj feste dhe pushimeve pranverore për fëmijë, ka zgjedhur disa lloje të librave të cilat i rekomandojnë për lexim.
Në mesin e këtyre librave përfshihen librat enciklopedik të cilat kanë për qëllim zgjerimin e njohurive të fëmijëve, e veçanërisht në periudhën kur interesimi i tyre është i madh për të bërë pyetje rreth çdo dukurie që i rrethon.
Disa nga këto pyetje, përgjigjet e të cilave i gjejnë në enciklopeditë janë: ÇFARË?, PËRSE?, KUR?, SI?, dhe në gjuhën angleze: Tell me About?, Tell me Who?,Tell me What?.
Gjithashtu edhe romanet me tematikë edukative të cilat përmbajnë ilustrime të ndryshme, aventurat dhe tregimet imagjinare në mesin e të cilëve janë përzgjedhur disa tituj nga autorë të ndryshëm: David Solomons “Vëllai im është Superhero”, E.B White “Rrjeta e Sharlotës”, Raina Telgemeier “Buzëqesh” dhe M.G. Leonard “Djaloshi I Brumbujve”.
Pastaj, një seri libra biografik të përshtatura për fëmijë.
Këto janë biografi të figurave të ndryshme artistike, kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë: Ismail Qemajli, Mbretëresha Teuta, Tereza e Kalkutës, Dora d’Istria, Aleksandër Moisiu, Tefta Tashko Koco, Musine Kokalari, Ibrahim Kodra, Kleopatra, Bethoven, Kristofor Kolombo, Mari Kyri, Leonardo da Vinci, Pikaso, Marko Polo, Xhon Lenon, The Beatles, Malala Yousafzai, Isaac Newton dhe Nelson Mandela. /Telegrafi/