Site icon Telegrafi

Libraria Dukagjini fton prindërit të sjellin fëmijët në aktivitetin kulturor të së dielës

Tash e nëntëmbëdhjetë vite qyteti i Prishtinës është i pasuruar me Librarinë Dukagjini e cila ka ofruar tituj të shumtë nga autorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Në ndërkohë muajt e fundit libraria ka rritur kapacitetet e saj të hapësirës.

Si rrjedhojë e kësaj, në kuadër të Librarisë Dukagjini qyteti i Prishtinës është pasuruar edhe me një qendër kulturore e cila për qëllim ka krijimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore që e bëjnë librarinë qendër me interes të veçantë për qytetin, e cila qendër është një pikëtakim dhe vend ku njerëzit e ndryshëm promovojnë idetë dhe projektet e tyre.

Përveç organizimeve / aktiviteteve që libraria vetëm i ka planifikuar të i sjell në javët në vazhdim, ju informojmë që më datë 3 Shkurt do të kemi një aktivitet shumë atraktivë për fëmijë për të cilin nikoqir do të jetë piktori i njohur Kosta Zhonga.

Kosta Zhonga ka përgatitur një pikturë e cila është e ndarë në 32 pjesë (në formën puzzle) ku secila prej këtyre pjesëve do të ngjyrosët nga fëmijët dhe si përfundim, të gjitha këto pjesë do të formojnë një pikturë me madhësinë 140 cmm – 200 cmm. Kjo pikturë do të ekspozohet në hapësirën e librarisë për tu bërë pjesë e përhershme e saj.

Me shumë kënaqësi ne ftojmë prindërit që ti sjellin fëmijët e tyre të cilët janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti.
Ky aktivitet do të mbahet ditën e diele më 3 Shkurt nga ora 12:00 – 14:00.

Pra që nga data 3 Shkurt, ditë e diel Libraria Dukagjini do të jetë e hapur për klientët e saj, 7 ditë në javë. Orari për ditën e diel do të jetë 10:00 – 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version