Libraria Dukagjini në bashkëpunim me shoqatën “Down Syndrome Kosova” kanë zhvilluar një aktivitet ku kanë bërë shitjen e kartolinave dhe qirinjve me motive për festën e të dashuruarve.
Aktiviteti ka disa herë që po organizohet në forma të ndryshme, për raste të ngjashme.
Aktiviteti i titulluar “Nga të dashurit tanë, për dashurinë”, ka siguruar të ardhura, që do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur me Sindromën Down.
Menaxheri i marketingut, Alban Fejza ka thënë se aktiviteti po zhvillohet me ndihmën e bizneseve vendore dhe Librarinë Dukagjini.
“Gjithmonë kemi hasur në mirëkuptimin e bizneseve. Bashkëpunimi me Librarinë Dukagjini gjithmonë ka sjellë të ardhura të kënaqshme për organizatën tonë dhe që ndihmon në angazhimin e personave me Sindromin Down dhe angazhimin e tyre në shoqëri”.
Fejza thotë se kampanja ka rezultuar e suksesshme dhe ka pasur shitje të kënaqshme, dhe janë arritur pritshmërinë e organizatës.
“Kartolinat janë një prej produkteve më të kërkuara në treg. Kemi arritur pritshmërinë tona gjatë këtyre ditëve që kemi qenë në Librarinë Dukagjini”, deklaroi ndër të tjera Alban Fejza/Telegrafi/
Storia nga minuta 36:50 në videon e mësipërme.