Burrat që kanë një dëshirë të dobët për seks mund të kenë nivele më të ulëta të këtij hormoni, i cili ka lidhje me ushqyerjen me gji
Prolaktina prodhohet nga gjëndra e hipofizës dhe është e njohur për rolin e saj në stimulimin e rritjes së gjinjve dhe prodhimin e qumështit te gratë. Megjithatë, ajo gjithashtu ka funksione të tjera, përfshirë sigurimin e kënaqësisë seksuale për trupin.
Ky hormon ka gjasa që duke ndërvepruar me dopaminën ndikon në dëshirën seksuale, transmeton Telegrafi.
Studimi, i botuar në revistën Journal of Sexual Medicine, ka ekzaminuar 3.000 evropianë midis moshës 40 dhe 79 vjeç.
Tek ata nivelet e tyre të testosteronit, prolaktinës, si dhe kolesterinës dhe sheqerit në gjak u matën dhe u përcaktua indeksi i masës trupore (BMI).
Më në fund, ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe seksual, përdorimin e alkoolit dhe shprehitë e pirjes së duhanit.
Sipas një teorie, shëndeti i dobët shkaktohet nga nivelet e ulëta të prolaktinës dhe dihet që meshkujt që konsumojnë shumë pije alkoolike dhe konsumojnë shumë duhan kanë probleme më të mëdha në dhomën e gjumit, siç është mosfunksionimi erektil.
Sipas një shpjegimi tjetër, “prolaktina pasqyron ndryshimet në nivelin e kimikateve në tru që shërbejnë për të transmetuar sinjale dhe për të rregulluar sjelljen seksuale”.
Si kontrollohet prolaktina?
Një nga rregullatorët kryesorë të prodhimit të prolaktinës nga gjëndra e hipofizës është hormoni i quajtur dopamina, e cila prodhohet nga hipotalamusi, pjesa e trurit direkt mbi gjëndrrën e hipofizës.
Dopamina kufizon prodhimin e prolaktinës, kështu që sa më shumë dopaminë të ketë, aq më pak lirohet prolaktina. Prolaktina vetë e rrit sekretimin e dopaminës, kështu që kjo krijon një lak negativ të reagimit.
Vlera e prolaktinës mund të del e rritur nëse keni ngrënë ushqim para se ta jepni gjakun për analizë ose nëse jeni nën stres.
Testin duhet ta përsëritni disa orë pas ushqimit dhe kur jeni relaksuar.
/Telegrafi/