Site icon Telegrafi

Libia i kundërvihet kampeve të migrantëve në tokën e saj për BE-në

Libia i kundërvihet hapjes në tokën e saj, nga BE-ja, të kampeve të migrantëve që kërkojnë të shkojnë në Evropë, një propozim nga krerët evropianë për të limituar ardhjet nga Mesdheu, deklaroi sot shefi libian i diplomacisë, Taher Siala.

“Një projekt i tillë tregon se BE-ja refuzon të marrë përgjegjësitë e saj dhe kërkon t’i kalojë mbi shpatullat tona”, vlerësoi Taher Siala gjatë një mbledhje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.

“Për më tepër ideja është shumë larg nga realiteti në terren ndërkohë që Libia vazhdon gjithnjë të shkatërrohet nga një luftë civile”, shtoi Siala.

Ministri më pas i bëri thirrje 28 vendeve evropiane që të përdorin gjithë peshën e tyre që vendet e origjinës së migrantëve që tranzitojnë nga Libia të pranojnë të marrin shtetasit e tyre.

Exit mobile version