Telegrafi

Liberta Spahiu shfaqet atraktive nga pushimet luksoze në Zanzibar të Tanzanisë

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu është njëra ndër femrat më atraktive të televizionit.

Ajo gjendet çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja Spahiu ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, gjersa për ta bërë këtë ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.

Bashkë me disa nga kolegët e saj, Liberta ka zgjedhur që të vizitojë Zanzibarin e Tanzanisë, për të shijuar ditët e nxehta të korrikut.

Foto: Instagram

Fluturimi i tyre atje është mundësuar nga kompania e njohur kosovare, AS Travel.

Foto: Liberta Spahiu/InstaStory

Përmes imazheve të publikuara në InstaStory, Spahiu ka treguar për momentet e këndshme që po kalon nën shoqërinë e kolegëve Vlorijan Halili dhe Alaudin Hamiti.

Prezantuesit Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti, dhe Flamur Bahtijari, pronar i AS Travel

Plazhet e bukura, peisazhet e perëndimit dhe resortet luksoze janë disa nga mrekullitë që ofron ky udhëtim nga AS Travel, të cilin po e shijojnë prezantuesit e televizionit Klan Kosova.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Vëmendjen më të madhe e rrëmben moderatorja Liberta Spahiu, e cila duket mjaft atraktive teksa vë në pah linjat në poza me bikini. /Telegrafi/

Foto: Liberta Spahiu/InstaStory

Artikull i Sponsoruar