Site icon Telegrafi

Liberta Spahiu nuk i pranon komentet negative

Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu, është shumë e pëlqyer nga publiku për dukjen e saj.

Autorja dhe drejtuesja e emisionit “Prive” është gjithashtu shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që të merr komente pozitive dhe pëlqime, por nuk përjashtohet edhe ndonjë koment negativ.

Zeshkania për këtë ka një zgjidhje, do t’i fshij të gjitha komentet negative dhe fyese që vijnë në adresë të saj.

Lexo po ashtu Liberta Spahiu me imazhe joshëse në bikini nga Hong Kongu

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Instagram duke thënë se nuk lejon që të fyhet më prej njerëzve.

“Mirëmëngjesi njerëz. Çfarë bëtë. Veç thash t’ju tregoj diçka… miqve, dashamirësve, atyre që mi shikojnë fotot fshehtas, e edhe atyre me fake që kaniherë nuk ju kujtohet pass-i i acc … çdo koment me përmbajtje negative, fyese edhe frustuese do të zhduket nga faqja e dheut 🙂 PSE? Shumë thjesht! Është instg jem dhe unë i bëjë çka të ma doje qejfi. Meeeendoj… hajt ditën e mirë faleminderit”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, Libertën do ta shohim në ekranet televizivt edhe gjatë sezonit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version