Ajo është një ndër prezantueset më të bukura televizive shqiptare.
Bëhet fjalë për Liberta Spahiun, e cila ka vite që është pjesë e botës së shoubizit tonë.
Modelja gjithashtu ka edhe mijëra adhurues edhe ka mbi 220 mijë ndjekës në llogarinë personale në Instagram.
Në këtë të fundit, bukuroshja aktivizoj opsionin pyetje/përgjigje dhe me këtë rast bëri një komunikim virtual me miq dhe fansa.
Njëri prej tyre i propozoi martesë, por që fatkeqësisht për fansin përgjigja e saj ishte negative duke e refuzuar.
“Më vjen marre me të propozuar martesë e ti me më thënë jo. Je femra e ëndrrave të mia”, ishin fjalët e fansit gjersa përgjigja e saj, tingëllonte kështu, “Femra e ëndrrave nuk ekziston. Kështu që mëshoj X kësaj pune”.
Ndryshe, Spahiun do ta shohim edhe në muajt e ardhshëm në ekranet tona televizive. /Telegrafi/