Site icon Telegrafi

Liberta Spahiu heq dorë nga ‘Prive’, prezantuese pritet të jetë Mbresa Hajrullahu

Liberta Spahiu, e njohur si fytyra e emisionit të njohur ‘Prive’, njoftoi se do të tërhiqet nga moderimi i edicionit të ri.

Vendin e saj do ta zërë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtarja e njohur, Mbresa Hajrullahu.

Në emisionin e natës së ndrrimit të motmoteve, Liberta njoftoi se sezoni i ardhshëm i ‘Prive’ do të ketë një ndryshim të rëndësishëm.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Sipas burimeve të brendshme nga “Artistët Shqiptarë”, përzgjedhja e Hajrullahut si zëvendësuese vjen pas suksesit të saj si moderatore në edicionin e dytë të emisionit ‘Big Talk’.

Performanca e Mbresës ka bërë përshtypje të madhe, duke i fituar komplimente të jashtëzakonshme për stilit të saj të prezantimit dhe aftësinë për të tërhequr audiencën.

Ndërsa Liberta Spahiu ka qenë sinonim me ‘Prive’ për shumë vite, ky kalim i stafetës shënon një kapitull të ri për emisionin. /Telegrafi/

Foto: Mbresa Hajrullahu/Instagram
Foto: Mbresa Hajrullahu/Instagram
Exit mobile version