Telegrafi

Liberta Spahiu befason me përgjigjen e saj kur pyetet rreth martesës

Liberta Spahiu (Foto: Instagram)

Ajo është një prej femrave më atraktive të ekranit, e cila rrëmben shpesh dhe thuajse gjithnjë vëmendje në rrjetet sociale.

Në atë Instagram, ajo numëron 225 ndjekës, për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e saj.

E njëjta së fundmi ka krijuar një pyetësor përmes InstaStoryt, ku edhe ka marrë shumë pyetje nga fansat e saj, të cilëve ajo u është përgjigjur pa pikë hezitimi.

Liberta Spahiu tregon se kur do të martohet (Foto: Instagram)

“Kur do të martohesh?”, ka qenë një nga pyetjet që moderatorja Spahiu ka pranuar nga një ndjekës, ndërsa nuk ka munguar një përgjigje interesante nga ana e saj, duke thënë “Edhe naj ditë, veç po pres me dalë ndonjë këngë e bukur për çifte kur t’martohen”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liberta Spahiu

Megjithëse, prezantuesja në fjalë vazhdon të deklarohet beqare dhe ka kohë që nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.

Liberta Spahiu (Foto: Instagram)

Liberta përndryshe qëndroi disa ditë për pushime në një ishull përrallor në Tailandë, ku atje realizoi edhe një nga puntatat e fundit të emisionit të saj ‘Prive’. /Telegrafi/