Telegrafi

Liberalizimi, vendim që u bën të jeni të lirë

“Është një vendim, që u bën që të jeni të lirë, ashtu siç e keni shpirtin tuaj, të lirë. Është një vendim, që ju bën të jeni me dinjitet, që ju bën të barabartë me çdo të ri, djalë, vajzë, kudo në vendet e tjera të Evropës”, tha Topalli.

Kryeparlamentarja bisedoi lidhur me përfitimet dhe detyrimet që rrjedhin pas procesit të liberalizimit të vizave dhe theksoi se ky proces, i bën jo vetëm të rinjtë, por mbarë qytetarët të barabartë me ata evropianë. Ajo shprehu bindjen e thellë se shqiptarët do të qëndrojnë me dinjitet në respekt të detyrimeve që vijnë pas këtij vendimi historik.

“Është në fakt një vendim, i cili respekton secilin prej jush, për atë që do të jeni nesër, për atë që do të jetë secili prej jush, për atë që do të jetë karriera juaj, puna juaj, e ardhmja juaj, dëshirat dhe ëndrrat tuaja”, tha Topalli.

Kryetarja e parlamentit vuri në dukje se ky është një moment i veçantë, sepse koincidon me 20-vjetorin e rrëzimit të komunizmit, me 20 vjetorin e lindjes së pluralizmit, dhe me një botë të re për mbarë shoqërinë shqiptare. /Telegrafi/