Site icon Telegrafi

Liberalët e Maqedonisë: ”Zgjedhje të shpejta” janë në të mirë vetëm të Gruevskit

Partia Liberale e Maqedonisë hedh poshtë vlerësimet se opozita ka hequr dorë nga kushti i ndarjes së partisë nga shteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PL-ja thotë se pa këtë ndarje, nuk mund të ketë as sundim të ligjit, ndërkaq mbrojtja e idesë së ”zgjedhjeve të shpejta” shkon në të mirë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit, kurse do ta detyrojë opozitën që të tërhiqet edhe nga qëndrimet tjera parimore, vetëm e vetëm të ketë zgjedhje të shpejta.

Për këtë parti, një qeveri e përbërë vetëm nga OBRM-PDUKM-ja, BDI-ja dhe LSDM-ja, u tregua e pasuksesshme, ndërkaq bisedimet në një rreth të mbyllur të ”katër partive më të mëdhaja”, gjithnjë e më tepër marrin pamjen e një manipulimi të dëmshëm të interesit të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version