Telegrafi

Liberal-demokratët e Maqedonisë shprehin keqardhje për dështimin e ligjeve për PSP-në

Partia Liberal-Demokratike e Maqedonisë ka shprehur keqardhjen e saj për, siç thuhet në kumtesën e saj, mospërkrahjen e ndryshimeve ligjore për PSP-në, nga ana e shumicës qeveriëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas PLD-së, qeveria e re e 11 dhjetorit do t’i mbështetë ndryshimet ligjore të kërkuara nga PSP-ja, për të patur mundësi që deri në fund t’i hetojë lëndët që janë formuluar, ose do të formulohen, lëndë që dalin nga përgjimet e paligjshme./Telegrafi/