Site icon Telegrafi

Liberal-Demokratët e Maqedonisë mbështetin Plenumin Studentor

Rinia e Partisë Liberal-Demokrate (PLD) është e shqetësuar me rastin e veprimeve brutale dhe të ashpra të Njësisë për shpërndarje të shpejtë, duke rrahur dhe maltretuar studentët, gjatë zgjedhjeve për liderët e rinjë studentor në UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ky hap e ka shqetësuar, si publikun vendas, ashtu edhe atë ndërkombëtar, prandaj kërkojnë dënim të pahamendur nga të gjithë veprimtarët shoqërorë dhe një zgjidhje juridike të rastit.

Njiherit, PLD-ja inkurajon Plenumin studentor, që të kërkojnë zbardhje të plotë të rastit, anulim të zgjedhjeve dhe luftë për demokraci, pasi që studentët janë kapaciteti i ardhshëm intelektual në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version