Telegrafi

Libër zie për viktimat në sulmin terrorist në Nicë

Në Ambasadën e Francës në Shkup prej sot deri të mërkurën do të hapet Libri i zisë për viktimat në sulmin terrorist në Nicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç paralajmëroi të premten ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer, të gjithë ata që dëshirojnë të shkruhen në Librin e zisë, këtë ta bëjnë në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Në sulmin terrorist në Nicë, të cilin në Ditën e Bastijes e kreu Mohamed Bulel, shtetsai francezo-tunizian 31 vjeçar, e humbën jetën 84 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik.

Në Francë është shpallur tre ditë zie për viktimat në sulm. /Telegrafi/