Tashmë jetën e Aleksandër Moisiut aktorit të njohur me origjinë shqiptare, mund të lexohet dhe në gjermanisht. Shkrimtari i njohur Rüdiger Schaper I ka kushtuar një biografi jetës së artistit të madh me titullin “Aleksandër Moisiu: Trieshtë, Berlin, Nju Jork, Një legjendë aktrimi” e përkthyer në shqip Feride Xh. Berisha.
Për herë të parë në këtë libër zbulohen dhe disa letra dashurie të aktorit të pabotuara më parë.
Në promovimin e mbajtur në Berlin dy ditë më parë, ku ishin të pranishëm figura të njohur të kulturës shqiptare në Gjermani, u lexuan pjesë nga libri për aktorin e madh, nga vetë autori Schaper dhe nga përkthyesja Berisha, si dhe u sollën para të pranishmëve mendimet e Stefan Zweigut dhe Franz Kafkas për aktorin që karrierën e filloi në Austri e zhvilloi në Gjermani, më pas në SHBA e Itali.