Bendi brazilian, “Sepultura”, është detyruar ta anulojë koncertin në Bejrut, sepse Libani ka refuzuar t’u lëshojë vizë me arsyetimin se anëtarët e grupit janë adhurues të djallit.
Promovuesit libanezë thonë se vizat për anëtarët e grupit ‘thrash metal’ janë refuzuar për çështje sigurie.
“Jemi shumë të hidhëruara, njësoj siç do të jeni edhe ju”, thuhet në njoftimin e organizatorëve drejtuar fansave, pas vendimit të papritur të qeverisë së atjeshme.
“Sepultura” është një grup brazilian nga Belo Horizonte i themeluar në vitin 1984 nga vëllezërit Max dhe Igor Cavalera.
Në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta ka qenë një prej bendeve të fuqishme të zhanreve ‘groove metal’, ‘thrash metal’ dhe ‘death metal’, ndërsa më vonë kanë eksperimentuar me zhanre, si ‘alternative metal’, ‘nu metal’, ‘hardcore punk’ e ‘industrial metal’. /Telegrafi/