Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, është rikthyer në Bejrut për herë të parë pas paraqitjes së dorëheqjes së tij në Arabinë Saudite.
Hariri kishte shkaktuar krizë politike kur ai kishte dhënë dorëheqje gjatë vizitës së tij në Riad.
Ai i ka hedhur poshtë spekulimet se Arabia Saudite e ka shtyrë atë të japë dorëheqje, në mes të krizës rajonale me Iranin.
Presidenti Libanez, Michael Aoun, pati refuzuar të pranojë dorëheqjen e tij derisa ai të të rikthehej për ta paraqitur fizikisht atë.
Të shtunën Hariri ishte takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte shërbye si ndërmjetësues në këto zhvillime. /Rel/