Telegrafi

LIB mbështet protestën e organizuar nga BSPK

“Në Kosovë, punonjësit janë në gjendje shumë të rëndë, pa kurrfarë mbështetje nga ana e institucioneve të Kosovës, madje të nëpërkëmbur prej tyre dhe si rezultat i kësaj pozite të rëndë, pakënaqësia e tyre është shumë e madhe. Prandaj, edhe më herët ne kemi deklaruar, se domosdoshmëria e shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve çoftë përmes grevave, protestave dhe formave të tjera është jetësore”.

LIB ka konsideruar se nuk ka më asnjë arsye për të ndenjur, edhe më tej, pa e ngritur zërin.

“Ata janë të anashkaluar, për ta nuk kujdeset askush. I kanë keqpërdorur, i kanë lënë pa pensione, pa dinjitet, pa sigurim pensional e invalidor, pa sigurim shëndetësor, pa mundësi që ta ruajnë dinjitetin e vet njerëzor, pa kushte minimale për ekzistencë”.

Tutje në njoftimin zyrtar të LIB-së thuhet se, Qeveria e Kosovës nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna, i ka mashtruar ata.

“Të gjitha qeveritë e pasluftës i kanë gënjyer punëtorët andaj ata duhet të ngiten në protesta deri në realizimin e të drejtave të tyre”.

LIB vlerëson se kërkesat e punëtorëve janë plotësisht të drejta dhe humane, janë të thjeshta, por edhe të mundshme për t’u plotësuar nga qeveria. /Telegrafi/