Site icon Telegrafi

Liani i Vesës dhe Big Bastës në rrugë drejt muzikës, fillon “goditjet” e para mbi piano (Foto)

Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër për herë të parë këtë vit, me këtë rast familja e tyre është shtuar me prezencën e djalit të tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Lian.

Liani tani ka mbushur gjashtë muaj, teksa prindërit nuk kanë hezituar që të publikojnë herë pas here fotografi të tij në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Vesa prezanton 'mbretin' e saj (Foto)

Së fundmi, ka qenë Vesa ajo e cila ka publikuar në Instagram Story një video, ku shfaqen Big Basta bashkë me Lianin, teksa ky i fundit “godet” me dorën e tij tastet e pianos në studion muzikore të babait.

Liani në krahët e Big Bastes, teksa “godet” me dorë në tastet e pianos. Foto nga Instagram Story

“Basta i vogël”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja ka bërë për djalin e saj.

Mesa duket, dëshira për tu marrë me muzikë është përcjellur gjenetikisht edhe tek fëmiu i vogël i familjes Xhari. /Telegrafi/

Exit mobile version