Këngëtari Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre parë, pasi e mbajtën një gjë të tillë sekret për një kohë të gjatë.
Në mesin e tyre që uruan çifti ishte edhe ish-pjesëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne me të cilin Zayn nuk kishte kontaktuar për disa vite mes vete, shkruan The Sun.
Liam përmes rrjeteve sociale ka uruar publikishin dyshen, duke mos llogaritur që dyshja më parë kishin qenë pjesë e një zënke.
“Unë thjesht kam dashur t’i them urime Zayn dhe Gigi, ju e dini, ata do të kenë një fëmijë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Zayn ishte larguar në vitin 2015 nga grupi “One Direction”, i cili ishte formuar nga Simon Cowell në ‘X Factor’, për të vazhduar karrierën e tij si solist.
Shtatzënia e Zayn dhe Gigi u zbulua në fillim të këtij muaji pasi u zbuluan lajmet personale, të cilat dyshja po i mbanin sekrete. /Telegrafi/