Liam Payne ka zbuluar se ai ishte grabitur dhe kërcënuar me thikë në moshën 12 vjeçare, pasi një djalë i rritur e joshi atë dhe një mik të tij, për t’i çuar në në një vend të largët, dhe më pas i kishte sulmuar.
Duke folur për The Mirror të premten, ylli i “One Direction”, 25 vjeç, tha se ishte ‘me fat’ që është gjallë, pasi njeriu kishte një “thikë masive gjuetie” në fytyrën e tij në Bilston, pranë Wolverhampton .
Payne është i prirur për të rritur ndërgjegjësimin për krimin me thikë dhe tha për incidentin: “Ishte një nga gjërat më të frikshme që kam përjetuar gjatë jetës sime”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Isha me fat, por kaq shumë nuk janë … Duhet bërë diçka. Ne kemi arritur nivele të pashembullta të njerëzve që humbin jetën e tyre.
Liam shpjegoi se ai dhe shoku i tij ishin kërcënuar nga njeriu, i cili i tregonte thikën, e kishte mbrehë thikën dhe i tmerronte ata.
Duke zbuluar se ata i dhanë njeriut gjithçka që kishin në kuletat e tyre, ai tha se ata arritën të iknin duke vrapuar sa më shpejt që mundën dhe duke u hedhur në autobusin e parë që ata hasën, edhe pse nuk e dinin se ku shkuan.
Duke folur për ngritjen e vetëdijes për krimin, ai tha: “Është vërtet e rëndësishme që prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe se shkollat po bëjnë programe me njerëz që janë prekur nga krimet e thikës”.
Përndryshe, Liam u bë i përfolur së fundmi në media edhe për faktin se u takua me ish-të dashurën, Cheryl, në tapetin e kuq të Çmimeve Global, të enjten.
Gjatë mbrëmjes, Liam kaloi disa minuta duke biseduar me Cheryl, para se të futeshin te kjo ngjarje.
Një dëshmitar pranë tyre tha: “Ata dukeshin shumë miqësorë. Ata ishin duke qeshur dhe duke folur dhe i dhuruan një përqafim njëri-tjetrit”.
Cheryl dhe Liam u ndanë në korrik të vitit 2018 pas dy vjetësh së bashku, megjithatë ata mbeten miqësor pasi janë prindër të një djali njëvjeçar, të quajtur Bear. /Telegrafi/